Telegrafi

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një veturë është aksidentuar me një tren sot rreth orës 08:00 në zonën industriale në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/