Telegrafi

Treni godet një femër në Leposaviq

Policia raporton se në hekurudhën Mitrovicë-Leposaviq treni që qarkullon në këtë relacion ka goditur një femër të komunitetit serb, e cila po lëvizte mbi binarë të hekurudhës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është në tretman mjekësor në qendrën spitalore Mitrovicë.

Rasti me vendimin e prokurorit iniciohet dhe mbetet të hetohet.