Telegrafi

Treni godet furgonin në Fushë Kosovë (Foto)

Treni i mallrave, i cili transpirton xehen nga Kombinati “Feronikeli”, e ka goditur sot një automjet furgon në fshatin Bardh të Fushë Kosovës.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Telegrafit se fatmirësisht në këtë aksident nuk ka viktima, as të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /Telegrafi/