Site icon Telegrafi

Treni godet 20-vjeçarin në Durrës

Një aksident hekurudhor ka ndodhur paradite në hyrje të stacionit të trenit në Durrës.

Një i ri rreth të 20-ve është përplasur nga treni që lëvizte me shpejtësi të ulët.

I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa po punohet për identifikimin e tij dhe rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version