Ky është momenti shokues kur një 13-vjeçar goditet nga treni, por që mrekullisht i shpëton më të keqes.
Ky moment rrëqethës është filmuar nga kamera e sigurisë e vendosur brenda një treni në qytetin rus Yekateringburg, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet momenti kur një djalë i ri tenton të kalojë binarët në të cilët po lëvizte treni, dhe që në një moment e godet.
Në ato momente po e drejtonte trenin 54-vjeçarja Olga Zaystseva, e cila nuk pati kohë të frenon për të parandaluar goditjen, ndërsa i riu zhduket nga objektivi i kamerës.
Mediat lokale raportojnë se kalimtarët e rastit e kishin gjetur nën tren 13-vjeçarin të cilin e kanë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt. Thuhet se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore, por i ka shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/