Telegrafi

Treni gati për tu nisur, vogëlushi rrëshqet në hendekun në mes trenit dhe platformës (Video)

Në një video që po qarkullon në internet shihet një fëmijë i cili rrezikoi të mbytej, kur kishte ngecur në hapësirën në mes të platformës dhe trenit.

Siç edhe thuhet në përshkrimin e videos, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin kur një djalë i vogël rrëshqet në hendekun mes një treni që po shkonte për në Sydney dhe platformës.

Siç edhe mund të shihet në video, pas kësaj kanë qenë gjyshërit e tij të cilët dëshpërimisht kanë kërkuar nga shoferi që të ndalonte trenin.

Duke parë se askush nuk po reagonte, gjyshi ka vendosur që të kapte djalin vet dhe ta largonte nga aty. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=3ral9F-oSUE