Ky është momenti i frikshëm kur një oficer policie ka shpëtuar për fije peri një grua që u tërhoq zvarrë nga një tren që po ecte.
Video tronditëse, e kapur nga kamerat e sigurisë, tregon policin në detyrë në stacionin hekurudhor Egmore në Chennai, që kap në sekondën e fundit gruan.
Udhëtarja po vraponte për të kapur trenin Sardar Sethu Express, që po dilte nga platforma kur humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti.
Ajo nuk arriti të futet në trenin që po lëvizte dhe ra midis pjesës së mjetit dhe platformës duke u tërhequr zvarrë.
Polici sheh udhëtaren duke rrëshqitur në hapësirën midis trenit dhe platformës e shkon drejt ndihmës së saj. /oranews/