Site icon Telegrafi

Treni del nga shinat, pesë të vdekur e dhjetëra të lënduar në Bangladesh (Video)

Një tren i pasagjerëve kishte dalë nga shinat në një urë në veri-lindje të Bangladeshit të dielën mbrëma.

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kanë gjetur vdekjen të paktën pesë persona dhe duke janë lënduar më shumë se 100 të tjerë.

Fatkeqësia ndodhi kur gjashtë vagonë të trenit dolën nga shinat në një urë në Baramchal në Moulvibazar, rreth 140 kilometra nga kryeqyteti, Dhaka.

Të gjitha shërbimet e trenave mes Sylhet dhe rretheve të tjera u pezulluan pas aksidentit.

Ndërkohë është duke u zhvilluar një hetim rreth shkakut të aksidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version