Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur kur një tren doli nga shinat në veri të Spanjës, raportojnë mediat e huaja.
Policia ka konfirmuar se shumë persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa ekipet e emergjencës po u dalin në ndihmë të lënduarve.
Të paktën 60 pasagjerë gjendeshin në trenin portugez, kur ndodhi përplasja pranë një stacioni në O Porrino, rreth orës 09:30 me orën lokale.