Një tren i shpejtësisë së lartë në Francë ka dalë nga shinat të enjten, derisa po udhëtonte nga qyteti lindor i Strasburgut në Paris.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si pasojë e aksidentit u lëndua shoferi dhe 20 të tjerë, thanë operatori shtetëror hekurudhor SNCF dhe autoritetet lokale.
Shoferi u evakuua me helikopter pas aksidentit pranë Ingenheim, rreth 30 kilometra në veri-perëndim të Strasburgut.
Treni ishte akoma i paprekur por lokomotiva ishte mbështetur në anën e saj dhe të paktën dy vagonë të tjerë ishin gjithashtu jashtë shinave.
Punëtorët e shpëtimit mbërritën menjëherë pas aksidentit, i cili ndodhi rreth 20 minuta pasi treni u largua nga Strasburgu në 7:19 të mëngjesit. /Telegrafi/