Site icon Telegrafi

Treni del nga binarët në Veles

Sot pasdite në ora 17:10, pas stacionit hekurudhor “Rajko Zhinzifov”, në hekurudhën Veles-Shkup , treni goditi shkëmbinjtë në vijën hekurudhore dhe doli nga binarët.

Këtë e konfirmuan edhe nga SPB Veles. Siç qartësoi zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, treni doli nga binarët dhe dëmtoi dy shtylla me sinjalizim elektrik, ndërsa në aksident shoferi nuk është lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trafiku hekurudhor është i ndërprerë për shkak se punëtorët e hekurudhave të Maqedonisë i heqin shkëmbinjtë nga linjat hekurudhore./Telegrafi/

Exit mobile version