Telegrafi

Treni del nga binarët në Bryansk të Rusisë, vagonët në flakë – para incidentit hekurudha ishte hedhur në erë

Në rajonin Bryansk të Rusisë, pas shpërthimit të hekurudhës, treni me derivate ka dalë nga binarët.

Treni përbëhej nga 60 vagonë me derivate të naftës dhe materiale ndërtimore, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave preliminare, para se të dilte treni nga binarët, hekurudha ishte hedhur në erë.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamje nga operacionet luftarake në fushëbetejë brenda Bakhmutit

Në vendin e ngjarjes kishte shpërthyer një zjarr i madh, kurse ekipet e ndihmës së shpejtë dolën në vendin e ngjarjes.

Siç mund të shihet në videot e publikuara më poshtë, 7 apo 8 vagonë dhe lokomotiva janë rrokullisur dhe qëndrojnë jashtë binarëve.

Guvernatori i rajonit, Alexandar Bogomaz në kanalin e tij në Telegram ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Lexo po ashtu Instituti për Studimin e Luftës zbulon lëvizjet e Putinit që po shkaktojnë probleme më të mëdha për ushtrinë ruse

Sipas hetimeve, në kilometrin e 136 të hekurudhës Bryanks që gjendet në qarkun Unecha, ka shpërthyer një pajisje e mbushur me eksplozivë.

Si pasojë e kësaj, lokomotiva e trenit transportues është rrokullisur dhe ka dalë nga binarët. Nga ky shpërthim nuk ka pasur të lënduar. /Telegrafi/