Site icon Telegrafi

Treni del nga binarët, humbin jetën tre persona dhe dhjetëra tjerë lëndohen në SHBA

Të paktën tre persona humbën jetën të shtunën dhe shumë pasagjerë tjerë u lënduan, kur një tren doli nga binarët në Montana të SHBA-ve, ka njoftuar zyra e sherifit.

Këshilli Nacional për Siguri në Trafik, ka njoftuar se janë duke hetuar shkaqet që quan në këtë aksident hekurudhor, transmeton Telegrafi.

Në trenin Empire Bilder ishte nisur për në Seattle, kishin qenë 16 anëtarë të ekuipazhit dhe 141 pasagjerë të shpërndarë në tetë vagonë të trenit që doli nga binarët para qytetin Jopplin.

Me të parë se çfarë kishte ndodhur ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes dhe nxorën të mbijetuarit. Si pasojë shumë pasagjerët pësuan lëndime trupore, por numri i saktë i tyre akoma nuk dihet. /Telegrafi/

 

Exit mobile version