Kur bëhet fjalë për modën, disa trende zhduken sa hap e mbyll sytë, por të tjerat bëhen gjithkund të pranishme brenda natës dhe më pas priren t’ju ndjekin kudo që shkoni.
Kjo është pikërisht ajo që duket se ka ndodhur kohët e fundit me jakat ‘Peter Pan’.
Ndërsa stili nuk është saktësisht i ri (ishte prezent dimrin e kaluar), duket se ai ka marr famë këtë vjeshtë.
Jakat e ‘Peter Pan’ po shfaqen në çdo artikull të veshjeve të mundshme këtë sezon, duke përfshirë markat më të njohura.
La Veste, marka e bashkëthemeluar nga stilistja spanjolle Blanca Miró, lëshoi një këmishë jashtëzakonisht të popullarizuar me jakë ‘Peter Pan’ me ngjyrat më trendi të këtij viti, e cila sigurisht tërhoqi vëmendje dhe dizajnerja e modës Batsheva Hay përfshiu disa fustane me jakë ‘Peter Pan’ në koleksionin e saj para vjeshtës.
Më poshtë gjeni disa shembuj se si influencueset po kombinojnë trendin e jakës ‘Peter Pan’:
/Telegrafi/