Telegrafi

Trendi veror i thonjve

Gjatë stinës së pranverës, hidhni tonet e errëta, sidomos ato me nuanca të zeza dhe ngjyrë hiri, dhe orientohuni drejt ngjyrave ‘të freskëta’, siç është ngjyra e portokalltë, e trëndafiltë ose ngjyrë vjollce.

Manikyri francez është gjithmonë zgjidhje e duhur, sepse përshtatet me gjithçka- por është fakt se tashmë është bërë monoton, dhe keni nevojë për ide të reja në këtë kohë.

Sido që të jetë, mund ta mbani ‘French-in’, por kombinoni ngjyrat. P.sh. në vend të bazës së kuqe mund të vendosni nuancë të trëndafiltë të çelë, ndërsa në maje: në vend të llakut të bardhë mund të vendosni të zi. Kjo tingëllon pak ekstreme, mirëpo kur ta provoni do të shihni se rezultati do të jetë mahnitës. Megjithatë nëse ky kombinim ngjyrash nuk ju pëlqen, atëherë mund të provoni disa nuanca të tjera, të cilat do t’i përshtaten më së miri moshës dhe veshjes suaj.

Një tjetër truk joshës për këtë sezon, është se kur ta vendosni llakun për thonj, bëni një formë gjysmëhëne në afërsi të bazës së thoit. Ky truk duket veçanërisht bukur te tonet metalike. Ndoshta është pak vështirë për ta realizuar, dhe nëse nuk jeni precizë, atëherë provojeni të kundërtën: lyejeni të gjithë thoin dhe pastaj fshijeni atë në formë gjysmëhëne. /Telegrafi