Deri më tani kemi parë tatuazhe të shumta, që shfaqin vizatime dhe forma të ndryshme. Por, trendi i ri që quhet ‘errësim i plotë’, është një tatuazh masiv që e mbulon një pjesë të caktuar të trupit.
Në vend se të bëhen vizatime të përhershme në trup, kjo formë është pigmentim i lëkurës me ngjyrë të zezë, transmeton Telegrafi.
Duart dhe këmbët janë më të preferuarat për të bërë këtë lloj tatuazhi, por ka të tillë që po e praktikojnë edhe në shpinë, bark apo gjoks.
Fillimisht, këto janë bërë për të fshehur tatuazhet e mëparshme, por tani kanë hyrë në modë dhe po bëhen edhe ku lëkura është e pastër. /Telegrafi/