Ishte prilli i vitit të kaluar kur një dyqan në Kore kishte filluar t’i përdorë poçët elektrikë në vend të gotave për ta shërbyer çajin e tyre. Dyqani e përdorë një poç të vërtet elektrik për ta shërbyer pijen e tyre dhe, sikur të mos mjaftojë kjo, ata ia bashkëngjitin edhe një poç tjetër pipëzës.
Vetëm një muaj pasi që pija kishte filluar të bëhet e famshme në Kore, një kafene në Tajvan kishte bërë bujë duke i shpërndarë fotografitë e dy shërbyesve që mbanin poça elektrikë të mbushur me çaj, transmeton Telegrafi.
Pra, nuk është aspak e befasishme që ka filluar një trend i ri në Instagram dhe po bën bujë në SHBA duk filluar nga Kalifornia e deri në Nju Jork. /Telegrafi/