Telegrafi

Trendi i ri i ngjyrosjes së flokëve ka vërshuar internetin: A do të guxonit ta bënit këtë ndryshim?

Fjala është për trendin i cili është ideal për damat të cilat dëshirojnë ndryshim të dukshëm, por nuk janë të gatshme që të kalojnë një orë te floktari

Në të vërtetë, vetë mundeni të caktoni cilën gjatësi të flokëve nga rrënja tutje ta ngjyrosni me ngjyrë kontrasti.

Derisa disa femra vendosin për linjën e hollë mu afër rrënjës së flokëve, të tjerat janë aq të guximshme që të ngjyrosin gjithë gjatësinë e sipërme të flokëve me ngjyrë të zjarrtë, transmeton Telegrafi.

Inspirimi i drejtpërdrejtë për këtë stil flokësh, i cili ka vërshuar rrjetet shoqërore, ka qenë këngëtarja Dua Lipa dhe stili bob i saj i flokëve në të cilin xhufkat e para janë ngjyrosur në nuancë të kaltër të ndritshme.

Shumë dama të famshme i janë përshtatur këtij trendi, ndërkaq në mesin e tyre është edhe këngëtarja Katy Perry, e cila ka treguar se si duket me flokë të ngjyrosura me ngjyrë portokalli.

Aktorja Hilary Duff megjithatë ka vendosur për xhufka bojë qielli të mbyllët.

/Telegrafi/