Nëse veç e keni parë filmin e frikshëm “IT”, atëherë me siguri se do t’ju duket interesant trendi i ri i Instagram-it, i cili përfshin thonj me dizajn të bazuar nga filmi në fjalë.
Përveç se dizajnet janë kreative, ato janë edhe të frikshme dhe të mrekullueshme njëkohësisht.
Adhuruesit e filmit e kanë pritur mirë këtë trend, dhe nuk kanë hezituar t’i bashkëngjiten trendit duke i bërë thonjtë me skena apo imazhe të filmit.
Duke marrë parasysh se edhe festa e Halloween-it është afër, këta thonj, të kombinuar me një fytyrë të bardhë, hundë të kuqe dhe buzëqeshje të frikshme, do të jenë kostumi i duhur për ju. /Telegrafi/