Site icon Telegrafi

Trendi më i ri i modës i cili ka pushtuar metropolet botërore (Foto)

Mu në fund të dimrit, blogistet e njohura të modës kanë prezantuar trukun më të ri të veshjes, i cili do të shënojë muajt e pranverës.

Mu sikur edhe sezoneve të kaluara, shtresimi është një ndër trendët për sezonin pranverë 2018.

Vetvetiu, duke ardhur sa më afër moti i bukur, blogistet e modës kanë vendosur që të na prezantojnë trukun e ri të modës i cili ka të bëjë me kombinimin e dy pjesëve të veshjeve – palltoja dhe xhemperi, mëngët e të cilëve duhet të jenë më të gjatë se mëngët e palltos.

Këtë trend të pazakonshëm të parat e kanë bartur trendesistet skandinave Darja Barannik dhe Tine Andrea, ndërkaq shumë shpejt edhe adhurueset e tjera të modës kanë filluar t’i pasojnë.

Tani Instagrami është i stërmbushur me kombinimet e mantelit dhe palltos, me xhemperë, fanella me fyt dhe këmisha, mëngët e të cilave janë më të gjata se mëngët e mantelit.

E pra, të dashura dama, nuk na mbetet asgjë tjetër pos t’ju pyesim se a do të bartnit këtë trend të pazakonshëm?

Presim komentet tuaja.

/Telegrafi/

Exit mobile version