Ka pasur kapele, këpucë dhe tani… fasha veshësh.
Një aksesor i ri u pa mbrëmë në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee.
Në fakt, të pranishmit mbanin fasha mbi veshët e tyre të djathtë në nderim të ish-presidentit amerikan, Donald Trump i cili ishte plagosur në vesh.
Disa imituan fashën e bardhë të kandidatit republikan – ndërsa të tjerë shkuan më shumë dhe mbajtën flamurin amerikan. /Telegrafi/