Manekinia Gigi Hadid na ka prezantuar modelin shumë origjinal të xinseve-fundeve-pantallonave.
Gigi, në Milano, në Javën e modës ka marrë pjesë në revynë e shtëpisë së modës “Versace”, ndërkaq jashtë pistës ka bërë atë që di më së miri, u ka treguar vajzave se çka duhet të veshin këtë sezon, transmeton Telegrafi.
Ajo, ka sfiluar me modelin shumë origjinal të xinseve-fundeve-pantallonave.
Me to ka veshur edhe bluzë të thjeshtë dhe papuçe të cilat janë ndër trendët më të preferuar të të famshmeve.
Me këto pantallona do të dukeni me siguri ndryshe nga shumica e femrave, ndërkaq me to patjetër vishni këmishë të thjeshtë, bluzë të thjeshtë dhe këpucë të rrafshëta. /Telegrafi/