Telegrafi

Trendi i ri i Instagramit nga flokët ka kaluar te sytë (Foto)

Kapakë “të lagur”, të shkëlqyeshëm janë bërë hit absolut i këtij sezoni.

Me siguri e dini që këtë vjeshtë bartet i ashtuquajturi “Wet Look” në flokë, ndërkaq tani ai trend ka përfshirë edhe grimin.

Lëvizja më e re nga grimi tradicional janë kapakët “e lagur” të shkëlqyeshëm, ndërkaq kjo dukje arrihet shumë lehtë, sepse ju nevojiten vetëm produktet e vërteta, transmeton Telegrafi.

I’m such a fan of a #glossyeye #glossyeyes #eggplant #burgundy these colors on blue eyes are fireeee! ❤️

A post shared by Jenna ? Veeve (@tattoos_and_lace_) on

“Wet Look” në sy do ta arrini me hijesimin e shkëlqyeshëm, i cili rikujton shkëlqimin e buzëve, ndërkaq në ofertë e kanë pothuajse të gjithë brendet e njohura për grimin.

Natyrisht, me hijesimin e këtillë do t’ju nevojitet edhe maskara rezistuese ndaj ujit, sepse e zakonshmja menjëherë do të përlyhet.

Mundësitë vërtet janë të pafundme, sepse hijesimi i këtillë vjen në të gjitha nuancat, ndërkaq e gjitha varet edhe nga aftësitë tuaja të grimit.

“Wet Look” është shumë i popullarizuar. Në Instagram mund të gjeni inspirimin për këtë trend të ri. Nëse vetë nuk jeni të sigurta, do t’ju ndihmojë shumë edhe ndonjë këshillë. /Telegrafi/