Vetullat-poshtë-vetullave janë diçka e ligjshme.
Francezet kanë përhapur në Pinterest një trend që rikthen në vëmendje ikonat e modës Edie Sedgwick apo Twiggy. Këto dy vajza kanë ndryshuar konceptin e bukurisë në vitet ’60-’70.
Grimi i tyre karakteristik, me qerpikët e poshtëm të theksuar dhe një vijë të dukshme poshtë vetullës, i ktheu në ikona.
Dhe duket se ky trend po rikthehet, edhe pse sigurisht në një formë më të moderuar. Një vijë poshtë vetullës, në rrëzë saj apo në pjesën e qepallës, mund të jetë gjetja e veçantë e grimit tuaj, kur doni të mos mbeteni në kufijtë e të zakonshmes.
Mund të zgjidhni ngjyra të ndryshme, ndonëse më të preferueshmet tani për tani janë ngjyrat e ndezura fosforeshente ose ato me shkëlqim.
Këtë trend e kanë sjellë edhe stilistët e njohur në javën e modës, si Gianbattista Valli, ku Gigi Hadid shkëlqeu me një vetull-poshtë-vetullës në ngjyrë të argjendtë. Shfletoni galerinë për të parë më shumë.