Telegrafi

Trendi i ri i flokëve – Reperët shqiptarë që ndryshuan pamje për klipet e tyre

Ndryshimet në pamje nuk i keni parë vetëm te artistet shqiptare, por së fundmi edhe te meshkujt. Meqë gjatë kësaj kohe kanë rrëmbyer vëmendje femrat me flokë e stile të ndryshme, një gjë të tillë është vërejtur dukshëm edhe te reperët shqiptarë.

Stina e verës po afrohet dhe bashkë me të projektet ritmike veç sa vijnë e shtohen, e me këtë rast këngëtarët kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime edhe në pamjen e tyre. Të njëjtë janë paraqitur edhe në videoklipet e tyre që i kanë lansuar apo ka edhe prej atyre që pritet të publikohen në ditët në vijim.

Këtë trend të flokëve e kishe filluar i pari reperi nga Gjilani, Fero i cili në projektin e tij “Fol edhe 1 her” vjen me flokë të verdhë me një nuancë më të mbyllur.

Përveç Feros, një ndryshim në pamje e kanë bërë edhe reperët Majk dhe Onat, të cilët shfaqen me flokë të verdhë në klipin “Vamos” në bashkëpunim me Ghetto Geasyn, projekt ky i publikuar dje.

I fundit është Mozzik i cili akoma nuk e ka sjellë këngën e re por që ndryshimi i tij në pamje duket se ka të bëjë pikërisht me paraqitjen e reperit në projektin e ri në duet me reperin gjerman, Dardan.

Sidoqoftë, ky transformim i tyre po pëlqehet mjaft shumë edhe nga fansat e reperëve pasi kanë marrë komentet të ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/