Site icon Telegrafi

Trendi retro është kthyer në modë: Stili i grimit që do të jetë hiti më i madh në 2022-n

Theksi kryesor në këtë teknikë është te sytë

Pavarësisht se sa shpejt ndryshojnë gjërat në botën e modës, fakti është se tendencat e caktuara po kthehen pas një kohe me shpejtësi të madhe. Kjo është veçanërisht e theksuar në grim.

Trendi i grimit i quajtur “cut crease” ishte ultra i pëlqyer në vitet ’60 të shekullit të kaluar dhe, sipas artistëve të grimit, po rikthehet në skenën e madhe.

Më e mira nga të gjitha, ajo kënaq çdo formë fytyre dhe nxjerr në pah sytë, transmeton Telegrafi.

Këtë mënyrë grimi mund ta shohim edhe në sfilatat e shtëpive kryesore të modës për sezonin 2022.

Theksi kryesor në këtë teknikë është tek sytë dhe ‘eyeliner’, i cili aplikohet përgjatë buzës së syrit, ndërsa pjesa tjetër e qepallës mbushet me një ngjyrë më të çelur, e cila vizualisht e bën syrin më të madh.

Sot sigurisht që ka modifikime me temina dhe aksesorë të ngjashëm, por çështja është të hapni edhe më shumë sytë me këtë teknikë dhe të përdorni një maskara të mirë për volum dhe gjatësi.

Shikoni udhëzimet e grimit:

/Telegrafi

Exit mobile version