Telegrafi

Trendi retro: Buzëkuqi kafe me një nuancë të ftohtë i përshtatet lëkurës më të hapur

Nëse keni lëkurë të hapur me nuanca rozë ose blu, do t’ju përshtaten nuancat e ftohta të kafesë, ndërsa nëse lëkura juaj është e artë ose ngjyrë ulliri, do t’ju përshtaten nuancat e ngrohta të arrës dhe të errët terakote

Buzëkuqi ngjyrë kafe që ishte një hit i madh në vitet ’90 ka bërë një rikthim të madh dhe është aplikuar nga motra e Kim Kardashianit, Kylie Jenner, modelja Gigi Hadid dhe aktorja dhe këngëtarja Zendaya Coleman.

Është bërë i famshëm nga Gwyneth Paltrow dhe Jennifer Aniston, të cilat në fillimet e karrierës së tyre, diku në vitet ’90, shfaqeshin shpesh me buzëkuq kafe në buzë, transmeton Telegrafi.

Është shumë mbresëlënës dhe mund të shtojë vite në fytyrën tuaj nëse nuk e kombinoni mirë me pjesën tjetër të grimit.

Pra, nëse mendoni se jeni gati të provoni buzëkuqin me ngjyrë kafe për vete, mos harroni të zgjidhni nuancën që ju përshtatet më shumë.

Nëse keni lëkurë të hapur me nuanca rozë ose blu, do t’ju përshtaten nuancat e ftohta të kafesë, ndërsa nëse lëkura juaj është e artë ose ngjyrë ulliri, do t’ju përshtaten nuancat e ngrohta të arrave dhe të errëta terakote. /Telegrafi/