Përveçse nevojitet pak shkathtësi dhe pak më shumë durim, për këtë teknikë janë të domosdoshme që të gjeni edhe materialin e caktuar të cilin mund ta blini, apo madje ta huazoni nga ormani i gjyshes.
Sa u përket ngjyrave, nuk ka kufij dhe mund të përdorni nuancat që i dëshironi, transmeton Telegrafi.
Më parë zgjidhni pjesën e flokëve të cilën dëshironi ta zbukuroni, forcojeni në rreth duke e lidhur, pastaj me pjesën e topitur të gjilpërës kalojeni perin dhe bëni format të cilat i dëshironi.