Ekziston diçka e pabesueshme te jelekët. Thënë thjesht, silueta të cilën e jep jeleku, krijon ndjenjë sensuale të pakrahasueshme.
Favoriti ynë absolut për pranverë dhe verë është ai jelek me të cilin arrijmë balancën e përsosur midis strukturës moderne dhe të ndjenjës së lehtë valëvitëse.
Për arritjen e këtij stili, kërkoni ato linja të pastra dhe materiale kontrasti, transmeton Telegrafi.
Pjesa e poshtme e tejdukshme dhe valëvitëse e jelekut të gjatë, krahas reverit do të japë balancë të vërtetë kombinimit elegant.
/Telegrafi/