Të famshmit nuk po ngopen me trendin pa pantallona këto ditë dhe Sydney Sweeney është e fundit tek yjet e mëdhenj.
Ajo u pikas së fundmi në Javën e Modës në Paris me një palë pantallona të shkurtra me shkëlqim, shkruan PageSix.
Aktorja e “Euphoria-s” mori pjesë në shfaqjen e brendit Miu Miu për sezonin vjeshtë/dimër 2024-2025.
Por, nuk do ta besoni se këto pantallonat e shkurtra argjendit me shkëlqim të brendit Miu Miu kushtojnë 5,800 dollarë.
Ajo po ashtu kishte veshur një xhaketë të zezë, dhe një bluzë të shkurtër sipër. Po ashtu, ajo mbathi një palë taka të larta dhe një çantë të zezë. /Telegrafi/