Rihanna ka vënë në pah vijat e saj të trupit me këta pantallona të ngushtë të zi, të cilët i kishte kombinuar me një bluzë të zezë me rastin e performimit në Londër, më 23 qershor të këtij viti.
Selena Gomez e veshur me këtë bluzë “Versace” dhe me pantallona të shkurtër, të ngushtë, me rastin e promovimit të parfumit të saj më të ri në New York.
Jennifer Lopez, e cila vazhdon që të jetë seksi, edhe pse ka mbushur të 43-tat, është parë e veshur me pantallona të shkurtër të stofit, të cilët i kishte kombinuar me një bluzë ngjyrë vjollce, me qëllim të arritjes së një pamjeje në trend, por në të njëjtën kohë edhe profesionale. /Telegrafi/