Kur është fjala për dietën imagjinata e njeriut vërtet nuk njeh kufij. Këtë e dëshmon edhe trendi më i ri i Hollywoodit – dieta me ushqim fëmijësh! Këtë dietë e praktikojnë aktoret e njohura, këngëtaret dhe manekinet.
“Ortekun” e nisi Tracy Anderson, trajnere amerikane e fitnessit e yjeve të njohura të Hollywoodit, siç janë: Madonna, Gwyneth Paltrow dhe Cheryl Cole.
Dieta bazohet në konsumimin e 14 racioneve të vogla (rreth 120 gramë) ushqim fëmijësh në ditë dhe një racion normal të balancuar. Autorja e kësaj diete, Tracy Anderson, thekson se dieta është formë e pastrimit të organizmit.
Ata thonë se arsyeja për të cilën ushqimi i fëmijëve quhet kështu është sepse u është dedikuar fëmijëve. Edhe pse shumë nutricionistë e përkrahin konsumimin e racioneve të shpeshta të vogla, 14 sosh në ditë vërtet është e tepërt, thonë ata.
Vetëm prodhuesit e ushqimit të fëmijëve janë të kënaqur me këtë trend diete, shitja e të cilit është rritur dukshëm që kur filloi të flitej se të ashtuquajturën baby food dietën po e praktikojnë Cheryl Cole, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon dhe Lady Gaga.
E pra, cili është mendimi juaj për këtë trend më të ri hollywoodian? /Telegrafi/