Site icon Telegrafi

Trendi më i ri i flokëve për pranverë/verë

Ermanno Scervino e ka hapur sfilatën e tij për pranverë/verë me Pyper America, modelen më të ndjekur në Instagram e cila u dha lamtumirën flokëve të saj bjond platini për të bërë hije ngjyrë pastel.

Të njëjtën gjë bëri dhe Louis Vuitton me modelen Fernanda Ly.

Mirëpo edhe për Carven, Simone Rocha, Eudon Choi, Aalto dhe Desigual ngjyra pastel nuk mungoi në të paktën një prej modeleve të tyre kjo ngjyrë flokësh.

Arsyeja është se ngjyra rozë është e përshtatshme për çdo lloj lëkure. Mund të zgjidhni të lyeni të gjithë flokët ose vetëm fillesat e tyre ashtu siç propozon Georgine dhe Paul & Joe.

Në fund zgjidhja më e shpejtë mund të jetë që të vini paruke për t’u ndjerë si Julia Roberts tek “Pretty Woman” nëse nuk e keni kurajon për të ndryshuar ngjyrën e flokëve.
 

Exit mobile version