Telegrafi

Trendi i kësaj vjeshte: Syzet “Matrix” (Foto)

Syzet e errëta me formë si mace të stilit “Extreme Cat Eyes” janë rikthyer përsëri në trend të vitit.

Këto syze ndryshe mund t’i njihni edhe si syzet “Matrix”, sepse janë modeli i njëjtë me ato të cilat personazhi Neo i bart në filmin “The Matrix”, transmeton Telegrafi.

Kompani të ndryshme, duke i përfshirë edhe ato më të njohurat në botë, veçse kanë filluar të lansojnë modele të tilla në treg.

Edhe yjet e botës, duke përfshirë edhe këngëtaret tona si Kida dhe Era Istrefi, janë duke na tërhequr vëmendjen me syze të tilla – gjë e cila tregon se janë në hap me trendet e fundit.

Prandaj, nëse jeni person që i ndiqni trendet dhe ju pëlqejnë syzet, mbani në konsideratë këto syze. /Telegrafi/