Telegrafi

Trendi i rritjes së çmimeve deri ka mesi i vitit

Çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 1.1 për qind në muajin mars 2011 krahasuar me muajin shkurt 2011. Ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat për 3.5 për qind.

Kurse, çmimet e konsumit në Kosovë u ngritën për 10.8 për qind në muajin mars 2011 krahasuar me muajin mars 2010. Ngritje e çmimeve kryesisht vërehet te buka dhe drithërat për 47.5 për qind.

Ndërkaq, shkalla e inflacionit e matur në muajin mars 2011 me muajin mars 2010 ishte 10.8 për qind, kurse muajin e kaluar ishte 9.5 për qind, për derisa në janar ishte 7.4 për qind.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi tha për Telegrafin se është një trend i rritjes së çmimeve i cili do të vazhdoj deri në mesë të viti. Kurse sa i përket inflacionit, sipas tij, ne raport me shkurtin, shihet se ka rritje, mirëpo është më e ngadaltë sesa në mesë janarit e shkurtit.

“Kjo është shenjë që çmimet janë në rritje më të vogël dhe deri ka mesi i vitit kur mund të plasohen edhe produkte nga prodhimi i brendshëm mund të kemi stabilizim të çmimeve”, theksoi Rukiqi. /Telegrafi/