Femrat kanë vetëm një shekull që depilojnë sqetullat-përpara përhapjes së fustaneve pa mëngë dhe reklamës së një pudre depilatore në revistën Harper’s Bazaar- pasi më përpara sqetullat e tyre ekspozoheshin shumë rrallë në publik.
Tashmë, 100 vite më vonë, nëse një e famshme shihet me sqetulla të padepiluara, vërshojnë lajmet dhe batutat.
Nuk është diçka e re fakti që femrat vendosin të mos depilohen, për arsye të ndryshme. Por një trend i ri që ka nisur një parukiere nga Seattle, e ngre në një tjetër nivel sqetullën e padepiluar. Ajo u jep ngjyra të ndezura qimeve të sqetullave dhe e quan këtë një “veprim të drejtpërdrejt feminist”.