Mbas viteve të tëra ku mbretëronin të brendshmet e vogla si për shembull bikini, tangat apo lloje të tjera të cilat tërhiqnin femrat anembanë botës për t’i blerë, më në fund kësaj epoke i ka ardhur fundi.
Sipas New York Times shitjet tregojnë një tendencë drejt të ashtuquajturave ‘të mbathurat e gjyshes’ të inspiruara nga ikona e filmave Bridget Jones dhe që mbulojnë edhe zonën e barkut.
Të tilla të brendshmesh janë parë të veshin edhe mjaft yje si Chrissy Teigen, Kim Kardashian, Beyonce, Kendall Jenner, Dita von Teese etj.
Gjithsesi kjo nuk do të thotë që të gjithë duhet të vërsulen drejt këtij trendi, çdo femër e di personalisht se me cilat lloj formash duket më mirë, si për shembull Irina Shayk e cila nuk i braktis bikinit minimaliste.