Site icon Telegrafi

Trendi i ri i tatuazheve (Foto)

Kjo prirje është popullore sidomos në radhët e fansave të modifikimit të trupit. Aktualisht, ajo është e jashtëligjshme në Britani, por tepër popullore në Kanada.

Gjithnjë e më tepër studio tatuazhesh në botë u japin njerëzve mundësinë të provojnë thikën dhe jo bojën tradicionale. Teknika është e krijuar për të lënë shenja perfekte në lëkurë.

Procesi duket i dhimbshëm, por shumë fansa thonë se ai dhemb më pak sesa një tatuazh normal. Mirëpo, gërvishtja e lëkurës lë plagë të hapur më pas, e cila mund të çojë në infeksione dhe sëmundje.

Një zëdhënës nga Ministria e Shëndetit në Ontario thotë se procedura të tilla mund të përbëjnë rrezik për shëndetin, nga trauma psikologjike, deri te hemorragjitë, infeksionet, hepatiti B dhe C dhe HIV-i.

Origjina e kësaj praktike vjen nga kulturat tribale, në të cilat shenjat tregonin lidhjen me fisin, ose zotat.

 

Exit mobile version