Stili i gërshetave ka udhëtuar në kohë për shumë vite. Pjesa më e madhe e yjeve po i përdorin ato.
Pika e fortë është se gërshetat mund të kombinohen me gjithçka: që nga veshjet më sportive e deri tek ato më klasike.
Gjithashtu ato janë një mënyrë e mirë për t’u maskuar në ato ditët e këqija të flokëve pa patur nevojë të kaloni shumë kohë me tharëse dhe krehër në dorë. Por kjo nuk do të thotë që një gërshetë i plotë që kap gjithë flokët është ai i duhuri.
Nuk ka rëndësi nëse bëni një gërshet të thjeshtë apo të ndërlikuar, rëndësi ka t’i kapni flokët gërshet dhe pamja juaj do të jetë gjithmonë ‘in” sipas tendencave më të fundit të stilimit të flokëve.
Shfletoni galerinë për të parë modelet më të bukura të gërshetave sipas yjeve duke filluar nga Kim Kardashian e deri te Rita Ora e J.Lo.