Telegrafi

Trendi i fundit i modës nga Instagrami: Nga nesër shkoni në punë me vetulla të këtilla dhe do të jeni Hit! (Foto)

Blogeristja Huda Kattan ka treguar mënyrën e pazakonshme të formimit të vetullave të quajtur bishti i peshkut, puna e saj ka ngazëllyer shumë përdorues të rrjeteve shoqërore. 

Trendi i vetullave të magjishme po vazhdon të dominojë edhe gjatë vitit 2018, ndërkaq këtë e tregon edhe puna e blogeristes Huda Kattan, e cila ka përkrahjen e shumë femrave, transmeton Telegrafi.

Damat të cilat dëshirojnë të duken autentike janë ngazëllyer me vetullat bisht i peshkut, të cilat i kanë formuar menjëherë, ndërkaq fotografitë i kanë publikuar në rrjetet shoqërore.

Vetullat e formuara në këtë mënyrë janë vërtet të pazakonshme, sepse në vend të përfundimit klasik të pjesës së jashtme të harkut të vetullave, maja është e ndarë në dy pjesë dhe duket mu si bisht peshku.

/Telegrafi/