Pjesa më e madhe e Kinës është goditur nga një valë e të nxehtit, kështu që njerëzit po gjejnë mënyra të ndryshme për t’u freskuar dhe mbrojtur nga dielli.
Krahas kremrave dhe suplementeve të tjerë, po kërkohen gjithnjë e më shumë mënyra si të mbrohet “lëkura e fytyrës”, të cilat prej vitesh po shkaktojnë një farë polemike.
Nëse nuk jeni të njohur, “Facekini” është një kapelë noti që zgjerohet për të mbuluar kokën ndërsa është e hapur tek pjesa e hundës, syve dhe gojës. Modelet e reja janë krijuar për të mbrojtur mjekrën dhe qafën, dhe zakonisht janë bërë nga materiale sintetike.
Një tregtar nga provinca Zhejiang tha për mediat lokale se shitjet ishin rritur me 30 për qind krahasuar me një vit më parë. Përveç “lëkurave të fytyrës”, klientët janë të interesuar për doreza rezistente ndaj nxehtësisë dhe xhaketa të bëra nga materiale të lehta.
Kapela e pazakontë për plazhin u prezantua në vitin 2004, dhe u projektua nga Zhang Shifan, e cila ishte një kontabiliste.
Më vonë ajo la punën e saj dhe iu përkushtua popullarizimit të “lëkurave të fytyrës”. /Telegrafi/