Victoria Beckham është e gatshme të marrë masa ekstreme kur është fjala për kujdesin për dukjen e saj.
Ish-anëtarja e “Spice Girls” ka shpenzuar 1.200 funte (1.359 euro) për një krem të prodhuar nga gjaku i saj.
Dizjanerja e famshme e ka marrë këtë krem në një klinikë në Dusseldorf të Gjermanisë, ku e kishte dërguar edhe vazjën e saj, Harper, për një trajtim të fytyrës.
“Dr (Barbara) Sturm ma ka marrë gjakun dhe e ka krijuar faktorë shërues të prodhuar nga qelizat e mia që kanë efekt të madh anti-inflamator dhe regjenerues”, ka shpjeguar 44-vjeçarja.
Gruaja e David Beckham ka pasur vetëm lëvdata për kremin e pazakontë, transmeton The Mirror.
“Pasi kam fjetur me të (që thithet për të mos u dukur qesharake apo të jetë e ngjitshme), lëkura ime duket për mrekulli”.
“Është e superhidratuar dhe e pastër! dhe shumë e butë”, ka shkruar Victoria në rrjetet sociale, ndërsa u ka bërë reklamë produkteve të ekspertes gjermane. /Telegrafi/