Site icon Telegrafi

Trendët kryesorë të grimit për këtë sezon

Tundues absolut i këtij sezoni është pamja romantike. Zuhair Murad propozon sy sensualë, të cilët do t’i kufizon i lehtazi me hije të hirtë, apo gështenjë të çeltë. Pak maskarë dhe një buzë kuq i çelët ngjyrë pjeshke do t’ju shndërrojnë në një heroinë të butë dhe femërore të filmit.

"Chloe" propozon një grim të thjeshtë dhe të denjë. Sytë vizaton i si të maces, me hije të hirtë, apo metalike, kurse buzët duhet të trajtohen me pak shkëlqyes.

"Prada" nuk heq dorë nga buzëkuqi tepër i kuq, duke u bazuar në rregullin se më pak, dmth më shumë. Buzëkuqi mbresëlënës kombinohet me një ten minimal, me qëllim që të mos duket tepër i theksuar. Buzët kufizohen me laps të bardhë, në mënyrë që të theksohen më shumë.

Te grimi natyror vëmendjen tërheq teni i patëmeta, i cili arrihet me kufizimin adekuat të fytyrës. Qerpikët mjafton që të takohen, kurse maskarën duhet evituar. Në buzë bartet buzëkuqi ngjyrë pjeshke. /Telegrafi/
 

Exit mobile version