Telegrafi

Trendet ‘in’ për vitin 2011

Të gjitha vajzat dhe gratë që e përcjellin modën dhe trendet e modës dëshirojnë të paktën një nga veshjet që momentalisht janë moderne. As yjet nuk u rezistojnë trendeve të modës, dhe shpesh, kur diçka është aktuale edhe në modë mund ta shohim të veshur nga shumë persona të njohur.

Zgjidhen fustane portokalli, të arta, të bardha në kombinim me këpucë të kuqe, fustane me modele të lules ose fustane të thjeshta në kombinim me xhaketa lëkure. Kur janë këpucët në pyetje, nuk do të gaboni nëse vishni këpucë elegant, çizme dimërore me take të larta. Nëse dëshironi veshje të ngushtë për trupin, do të vishni geta me dizajn.

Për në fund i lëmë aksesorët. Këtë sezon do të jetë “in” me syze për diell me formë të syve të maceve, kollare të meshkujve ose çantë nga lëkura e gjarprit. Me siguri, është e ndaluar kombinimi i të gjitha stileve menjëherë.

Zgjidhni atë trend që më së shumti ju pëlqen dhe që më së miri e shpreh stilin tuaj dhe nuk do të gaboni. /Telegrafi/