Telegrafi

Trendët e vjeshtës të cilët nuk dalin nga moda: Freskoni stilin tuaj me veshje sezonale! (Foto)

Çdo ndryshim i stinës së vitit sjell një dozë të caktuar paniku dhe të dilemës nëse e keni apo jo gardërobën të gatshme.

Nëse ju ka kapur paniku rreth ndryshimit të motit, i cili na ka ardhur, mos u brengosni! – transmeton Telegrafi.

Kemi përgatitur për ju listën e thjeshtë por efektive, sipas mendimit, tonë të trendëve shumë praktikë të vjeshtës.

Palltoja (mantel shiu)

Edhe klasike, edhe deri te gjunjët, janë femërore me kollan të lidhur si kollare, në stilin e viteve tetëdhjetë, përkatësisht i gjatë me krahë të kthyer, për shumicën e femrave paraqet pjesë të pazëvendësueshme të gardërobës.

Çizme mbi nyellin e këmbës

Çizmet të cilat janë deri mbi nyellin e këmbës për shumicën e femrave janë ideale për motin e ndryshueshëm të vjeshtës. Si bonus, kombinohen shkëlqyeshëm me pallto!

Këpucë ‘Oxford’

Nëse këpucët mbi nyellin e këmbës janë tepër “rokere” për stilin tuaj të veshjes, dhe nëse anoni më shumë drejt elegancës, këpucët Oksford janë të përsosura për ju. Me pallto, fund apo pantallona, këto këpucë do t’u sjellin elegancë të thjeshtë kombinimeve tuaja vjeshtore.

Çanta me print animal

Kombinimet vjeshtore me vete sjellin tonin suptil dhe ngjyrat të cilat dominojnë e që janë kryesisht e gështenjta, e zeza, e hirta dhe nuancat e errëta të së kuqes. Provoni të thyeni këtë monotoni me çantën e cila zbukuron njërin ndër trendët më të popullarizuar të kësaj vjeshte – printin animal!

Xhaketa ngjyrë buzëkuqi dhe llaku të thonjve

Mos e lini pa eksperimentuar me tonet e tjera vjeshtore – bordo, ngjyra e vishnjës dhe burgundi. Nëse ndani pak më shumë mjete financiare për buzëkuq më cilësor të ngjyrave të forta dhe gjeni nuancën ideale për tenin tuaj, pa mund do të përsosni dukjen tuaj këtë vjeshtë. Bashkë me të do të shkojnë edhe thonjtë ngjyrë vishnje!

Ombrella interesante!

Nuk ka arsye që një ndër objektet më të domosdoshme për mot të ndryshueshëm të vjeshtës të lihet anash. Për t’i bërë ditët me shi të këndshme, zgjidhni ombrellë mbresëlënëse – dhe mos harroni që përherë ta keni me vete.

/Telegrafi/