Rregullimi i enterierit modern kërkon kujdes të veçantë, dashuri, por edhe kreativitet
Është normale që idetë ndonjëherë mungojnë, por trendët e rinj bëjnë që të mos ndalemi në qëllimin tonë.
Edhe pse shpesh nuk arrijnë, risitë për rregullimin e enterierit na çojnë në ndryshime në shtëpinë tonë.
Rrjetet shoqërore dhe revistat e stilit të jetës na janë inspirim i përhershëm, ndërkaq sivjet, janë veçuar tre trendë kryesorë të rinj me të cilët enterierin do ta bëni vërtet të veçantë, transmeton Telegrafi.
Tapetat si fotografi
Tapetat gjithmonë kanë qenë të popullarizuara, sepse me to arrijmë përjetim dhe ndjenjë plotësisht ndryshe në përjetim në banesë.
Tani janë aktuale tapetat të cilat duken si vepra artistike, prandaj mos hezitoni që muret e banesës suaj t’i zbukuroni me to.
Xhungël urbane
Xhungla urbane është bërë aktuale para disa vjetëve, ndërsa edhe sivjet nuk do të jetë aspak ndryshe.
Kë nuk e ngazëllen shumësia e luleve në një dhomë, madje edhe në banjë? Thonë që lulet sjellin energji qetësuese.
Ngjyra e kaltër
Ngjyra e kaltër është gjithnjë e më e popullarizuar në enterier.
Nuk është me rëndësi a është fjala për murin e kaltër apo për detajet siç janë perdet, tepihët, kolltukët – ngjyra e kaltër sjell energji pozitive. /Telegrafi/