Site icon Telegrafi

Trendet e reja me influencë të 70-tave, e deri tek hipikët

Ngjyrë ulliri
Që nga paraqitja e saj e parë në pasarelë 40 vjet më parë, ngjyra e ullirit është bërë një klasik i modës, duke bërë një rikthim bombastik këtë sezon. Duke u shfaqur në variacione të ndryshme stilesh për një numër të konsiderueshëm të shtëpive të modës, kemi parë të qepura me këtë ngjyrë tek protesta feministe e Chanel, përderisa Marc Jacobs ofroi versionin seksi me silueta ushtarake, ndërsa glamuri i stilit të safarit nga Afrika u shfaq tek Ralph Lauren.

Pantallonat e ngjitura
Që nga pilotët luftarakë tek teknikët – këtë sezon dizajnerët morën inspirim nga bota industriale, për të krijuar dukje shumë bashkëkohore e praktike. Tek Dior, Pucci dhe Ralph Lauren, këtyre pantallonave të ngjitura u është dhënë një frymë “Houte Couture” duke i çuar në nivele më të larta, me aksesorë si rripa prej lëkure, shalle e ekspozime të stolive, gjithashtu edhe patentë ekstra të gjatë e pulla të zmadhuara. Pantallonat e ngjitura për sezonin e verës janë uniforma e femrave shik e të sofistikuara.

Teksasi
Në sezonin e verës, teksasi ka bërë një rikthim në pasarelë, duke e rikrijuar në tone të zbehta të të kaltrës me efekte të strukturuara. Për spektër më të konvenueshëm, çmimi i parë i takon Gucci-it, e Dolce&Gabbana shquhet për pak glamur e shtim të aksesoreve. Tjetërkund u panë edhe prerje klasike shiz, një trend tjetër që bëri një rikthim në pasarelë.

Kimono
Me silueta të gjata të lidhura në bel, kimonot kanë dëshmuar se kanë qenë një inspirim për shumë shtëpi të modës këtë sezon. Që nga një veshje ngjyrë krem tek Marni të kombinuar me një rrip të madh të zi, deri tek një dizajn delikat me lule të inspiruar nga një pikturë e Hokusai-it në Gucci dhe në Celine pamë një siluetë të zezë me tegela të ekspozuara dhe një rrip me ngjyrë të kaltër të thellë duke pasqyruar një dukje të një kampioni të arteve marciale.

Kostumet Bardhë e Zi
Si një pohim për taksudon e bardhë të Bianca Jagger-it, dizajnerët eksperimentuan në kostume bardhë e zi me kode feministe. Duke shtuar prerje të viteve 70, pantallonat transformohen në “fishekzjarrët” e sezonit, pjesët e larta bëhen më të gjata e me frymë minimaliste tek Giambattista Valli dhe Celine dhe të gjitha janë të stolisura me qafore për dukje më femërore, drejt e nga viti 1970, transmeton Koha.net

Stilojini në këto mënyra
– Pak xixa zëvendësojnë neonin në jetën e natës!
– Duke krijuar një kostum – kombinoni 2 të bardha (kur bëhet fjalë për bardhë e zi) e merrni një çantë të zezë, dhe një kapelë të zezë e cila do t’ju bënte punë gjithashtu!
– Një palë pantallona me prerje të formave të stilit të “të dashurit”, me një xhaketë me forma “katrore” për mot më të freskët!
– Pullat e argjendta lënë një përshtypje të fortë, kur bëhet fjalë për një palë pantallona me bel të lartë!
– Pantallona që kanë një vijë anash shtojnë gjatësi dhe elegancë në një veshje më të përditshme!
– Farmerkat e qëndisura më gurë – për natën!
– Treçerekëshe me ngjyrë të ndezur, për në punë!
/Telegrafi/
 

Exit mobile version