Për një gjë jemi të sigurt: ajo që sot është moderne, nesër nuk do të jetë.
Mirëpo, gjithashtu, e dimë që trendët e modës kthehen në stilin e madh.
Guxim, kjo është një nga fjalët kyçe të tendencave të këtij viti, transmeton Telegrafi.
Njerëzit gjithmonë duan t’i përcjellin trendët e modës, ndonëse shpesh është ë pamundur.
Më poshtë janë tendencat kryesore të vitit 2017, nga ku edhe mund të motivoheni.
1. Veshjet me vija
Në dollap me siguri se keni ndonjë pjesë të veshjes me shirita apo me vija më të ngushta, e nëse nuk e keni veshur deri më sot, viti 2017 është viti i duhur për inaugurimin e tyre.
2. Atlete piktoreske
Nga modelet sportive e deri tek ato me motive leopardi dhe ato me xhixha, kjo mbathje sportive natyrisht s përmbush veshjen tuaj. Atletet në ngjyra dhe me aplikacione do të jenë hit.
3. Modelet të inspiruara nga fotografitë
Në skenën e modës, stilistet tashmë kanë ecur me dizajne të inspiruar me vepra të fotografëve, ndërsa mostrat janë përdorur nga shtëpitë e modës si “Valentina” ose “Celine”, por edhe brendet e tjera.
4. Eleganca e thjeshtë
Ky trend është i pranishëm dhe i pagabueshëm. Në fakt, theksimi do të bëhet përmes kombinimit të veshjes të inspiruar nga gardëroba sportive. Do të kënaqemi në elegancën sportive.
5. Këpucë pa lidhëse
Këpucët shoshone me takë katrore, të rrafshët, me gisht të hapur apo të mbyllur, cilido model që ju bie në mend me këtë tip të këpucëve nuk do të gaboni gjatë vitit 2017.
Trendët që do t’u japim lamtumirën në vitin 2017:
1. Korsetë
2. Xhinset e ngushta
3. Të këndshmet dhe romantiket
4. Takat mbi 10 cm
5. Atletet klasike
/Telegrafi