Nëse mendoni se pasarelat e stilistëve më të njohur të veshjeve u mbyllën me javën e modës në Milano, gaboheni, pasi Parisi është edhe “qershia mbi tortë” përsa i përket trendeve më të fundit
Në javën e modës në Paris, shumë nga stilistët dhe dizajnerët kanë propozuar veshjet e tyre, por një modë më vete është ajo që vjen nga stili i rrugës ‘street style’.
Shikoni disa nga propozimet e veshjeve për këtë javë që vijnë nga Parisi që mund t’i vishni tani!
Të lidhësh një pulovër rreth qafës nuk ka qenë kurrë kaq elegante
Kornizojeni fytyrën tuaj
Riktheni xhaketat e uniformave për një efekt fantastik
Kur të jeni në dyshime, lidhni një shami në qafë
Një çantë e vetme? Ufff….sa klishe!
Rripi i çantës tashmë është një aksesor më vete
Vitet ’80 janë rikthyer kështu që çdo gjë ka nevojë për një rrip
Gjarpri dhe leopardi më në fund shkojnë mirë së bashku
Xhaketat e eksploratorëve, tashmë për në xhunglën urbane