Sipas stilistëve të njohur, getat nuk janë veҫse një veshje që të ruan nga i ftohti, por edhe një aksesor që duhet të qëndrojë në harmoni me pjesën tjetër të pamjes.
Koleksionet e aksesorëve kanë filluar të shfaqen qysh në pranverën e këtij viti: shumë prej dizajnerëve, filluan t’i shfaqnin në pasarelat që prezantonin për vjeshtë – dimër 2016.
Marka të njohura si Balmain, Giamba, Gucci, Chanel, Prada e shumë të tjera besuan se ky sezon duhet të duket ndryshe edhe për sa u përket getave. Gjithmonë e më shumë janë parë si aksesori që i jep formë veshjes, e unifikon atë.
Prekja perfekte e stilit, vjen edhe nëpërmjet dizenjimit të getave, të cilat këtë sezon janë nga më të larmishmet. Sipas stilistëve të njohur, getat nuk janë veҫse një veshje që të ruan nga i ftohti, por edhe një aksesor që duhet të qëndrojë në harmoni me pjesën tjetër të pamjes.
Mundësitë janë të pafundme; ngjyrat pastel (Gucci dhe Blugirl janë Shembulli më i spikatur), e bardha, roza dhe të gjitha tendencat e kristalta.
Po kështu, edhe getat me pika janë ndër më të preferuarat.
Të gjitha ju që dashuroni këmbët e zhveshura, kini parasysh diҫka edhe gjatë stinës së ftohtë: getat e trasha janë më pak seksi, por të sigurojnë ngrohtësi absolute.
Ndërsa nëse doni t’i lini pak vend imagjinatës dhe të jeni më joshëse, atëherë mos harroni detajin më të rëndësishëm: zgjidhni geta të holla që tregojnë pak lëkurë ose edhe ato me motive, të cilat vende-vende zbulojnë lëkurën.